Çifti më i ri i showbizit është Jori Delli dhe reperi italian, Fred de Palma. Lidhja e tyre është ajo e cila po komentohet më së shumti përgjatë ditëve të fundit, si në mediat italiane po ashtu dhe shqiptare.
E pasi Jori e konfirmoi me gojën e vet se është e dashuruar me reperin italian, gazetari dhe një prej miqve më të ngushtë të Jorit, Ronaldo Sharka, ka vendosur ti japë disa “porosi” Fred de Palmës.
Epo si mashkull shqiptar që është, Ronaldo i ka dërguar një mesazh artistit ku ia ka bërë të qarta të gjitha pasojat që do të ketë nëse e lëndon modelen.
“Na e mbaj Jorin mirë! Mos e lëndo asnjë moment, nëse e bën të derdhi qoftë edhe 1 pikë të vetmi lot, do mërzitemi shumë. Madje jemi gati të dalin në protestë. Na e more për nuse gocën më të bukur e më të dashur të momentit, trajtoje me dashuri sic e meritojnë princesat. Mos e lër ti shkeli këmba në tokë, mos e lër të stresohet për asgjë, ndryshe vijmë e protestojmë në mes të Italisë”, i ka shkruajtur Ronaldo në mesazh artistit, sigurisht që në formë batuteje.