Nënë për herë të tretë, Emina Cunmulaj jep lajmin e ëmbël bashkë me gjininë

Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijës së tretë dhe këtë herë do jetë një djalë. Lajmin e bukur, ish-modelja e dha me një postim në ‘Instagram’, ku u shfaq krah vajzave të saj veshur secila me ‘body’ që lexojnë: Mezi presim të të takojmë, vëllaçko i vogël.

Modelja shfaqet shumë e emocionuar për këtë lajm dhe me ç’kuptohet lajmin e bukur e ka mbajtur për vete prej muajsh. Kështu po kuptojmë edhe pse Emina ka muaj që është larguar nga mediat sociale, duke shijuar këtë periudhë të bukur.

Menjëherë ajo ka marrë qindra mesazhe urimi nga njerëz të afërt dhe fansa të saj që e ndjekin prej kohësh. Kujtojmë se prej shumë vitesh, Emina jeton në Amerikë, ku ka krijuar familjen e saj me biznesmenin, Sam Nazarian. Ndërkohë para pak javësh familja festoi 5-vjetorin e lindjes së vajzës më të madhe, Ella Faria.

 


Shtuar 12.04.2021 09:21