Nënë për herë të tretë, Emina Cunmulaj e pret djalin me festën madhështore (VIDEO)

Më 14 shtotor, Emina Çunmulaj e bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë.

Dyshja janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Shá Yosef.

Këtë lajm të ëmbël e ka dhënë vetë Emina përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me të birin në krahë në spital.

““Djali im është këtu. Shá Yosef Nazarian. Zemra ime është e mbushur. Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos.

Mbrëmjen e djeshme vogëlushi u mirëprit me një super festë të madhe që u organizua nga familjarët e tij.

Një atmosferë fantastike erdhi nga “Instagrami-i” i bukuroshes shqiptare ku duket çdo gjë e menduar për ardhjen në shtëpi të gëzimit të tyre më të madh.

Emina shihet e kuruar deri në detaje dhe më në formë se asnjëherë më parë sepse tanimë familja e saj është zgjeruar me një bekim të madh.


Shtuar 21.09.2021 11:36