“Kështjellë betoni”/ PD i shkon Ramës në Surrel: Shtëpia e tij 58.4 metra e gjatë dhe me oborr 8259 m2. Linda gënjeu në deklarimin e pasurisë

Partia Demokratike ka postuar në rrjetet sociale të dhëna në lidhje me banesën e kryeministrit Edi Rama në Surrel. Sipas të dhënave të marra nga ASIG Geoportal shtëpia e kreut të qeverisë, sipas PD, është 58.42 metra e gjatë.

Ndërkohë oborri që rrethon godinën është 8259 metra katror, 4 mijë metra katror më shumë seç bashkëshortja e kryeministri Rama, Linda Rama, ka deklaruar në dokumentet e saj të pasurisë.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë:
Edi Rama e ka mohuar gjithmonë se shtëpia e tij është 57 metra e gjatë, ashtu siç dhe ka deklaruar disa herë kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha.
Por këtë herë, Partia Demokratike ka vendosur që ti shkojë Ramës në Surrel ku ka ngritur kështjellën e tij të betonit, me fonde që nuk dihet se nga kanë ardhur dhe se si janë paguar punët e saj.
Sipas të dhënave të marra nga ASIG Geoportal shtëpia e Edi Ramës është as më pak dhe as më shumë se 58.42 metra e gjatë, pra 1.42 metra më e gjatë seç kishte deklaruar më herët kryetari i PD, Sali Berisha.
Por nuk mbaron me kaq.
Oborri që rrethon këtë kështjelle betoni është 8259 metra katror, 4 mijë metra katror më shumë seç është deklaruar nga Linda Rama në dokumentet e saj të pasurisë.
Tani teknologjia nuk gënjen, kështu që i bie të gënjejë kryeministri Edi Rama.
Por edhe këtë ai nuk e ka për herë të parë, dhe sigurisht as për herë të fundit.


Shtuar 18.04.2026 22:45

Tags: ,