Nënë për herë të katërt, Zana Krasniqi prezanton për herë të parë vajzën e vogël (FOTO LAJM)

Modelja e njohur Zana Krasniqi është distancuar prej kohësh nga jeta publike, duke u fokusuar vetëm te familja. Pak kohë më parë u bë e ditur se ajo është bërë nënë për herë të katërt në fshehtësi të plotë.

Si kurrë më parë, Zana ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar në rrjete sociale një video me katër fëmijët e saj. Në këtë mënyrë ajo ka zbuluar se fëmija i katërt është një vajzë, emri i së cilës nuk dihet ende.

“Mami i ëngjëjve të vegjël-ju dua vogëlushët e mi”, ka shkruat modelja krahas videos.


Shtuar 10.05.2021 08:28