Big Brother Albania ndër vite prodhoi figura të cilat morën famë të menjëhershme duke e ruajtur disa prej tyre dhe pas daljes nga shtëpia. Një prej banorëve më të diskutuar mbetet Noçja e edicionit të parë të vitit 2008 të Big Brother. Vajza nga Korca që mbante tatuazh shqiponjën në gjoks theu tabu të shumta, ajo asokohe u lidh me konkurentit tjetër, Olsi, ky i fundit përjetoj një ndër ndarjet me shikueshmëri më të lartë në historinë e televizionit kombëtar.
Noçja jeton në Itali, aty ku duket të ketë gjetur dhe dashurinë e saj të quajtur Fation. Prej 2 vitesh ata janë prindër të një vajze te vogël. Najada Konomi në instagramin e saj poston shumë foto të pikturave duke na lënë të kuptohet që I është kushtuar artit.
Ajo duket se vazhdoi të bëntë tatuazhe të tjera teksa kurrizi i saj ësht mbuluar me të tillë. Nëse e mbani mend ajo në BB1 mbante flokë të shkurtra të ngjyrosur herë me të kuqe herë me ngjyra të tjera. Sot ajo shfaqet me flokë të gjata dhe bionde. Për më tepër shikoni foto mëposhtë.