“Ne punojmë kot”, fitimet e Mandit të Nishtullës dhe Silvës “shokojnë” Eni Çobanin dhe Ardit Gjebrean (VIDEO)

Te “Shihemi në Gjyq” Mandi i Nishtullës kishte thirrur Silva Gunbardhin dhe diskutuan padrejtësitë e shfrytëzimit të pasurisë nga kënga më e klikuar e Shqipërisë “Të ka lali shpirt”.

Në një moment Silva Gunbardhi tha se ajo ka investuar për këngën e se ka paguar dhe klipin.

“Ke investuar ti?! Po gjithë koncertet që ke përfituar prej meje, Londër e ShBA e kudo. 5000 dollarë për një koncert. Vetëm në një tour more 50 mijë dollarë” i tha Mandi i Nishtulles kengëtares.

E ndërkaq këto deklarata kanë hutuar ndërmjetësuesen Eni Cobani.

“Sa keni fituar? 50 mijë euro?! Po c’bëjmë ne me avokati aman” i drejtohet Cobani moderatorit Ardit Gjebrea në kohën e debatit te dy artistëve.

Gjithashtu Mandi Nishtulla foli për karrierën e tij si këngëtar dhe kishte marrë me vete një certifikatë Silver nga YouTube.

Ai gjithashtu tregoi se ka hapur kanal në vitin 2017 dhe se ka fituar 300 mijë euro.

Arditi u shtang nga shifra dhe tha ‘punonkam kot unë këtu’.

Në fund Mandi dhe Silva pohuan se kjo gjë do të zgjidhet privatisht midis tyre e Enit dhe i dhanë duart njeri-tjetrit. Eni u tregua pozitive dhe tha se kjo gjë do të zgjidhet për Mandin, pasi kushëriri i tij Alfred Sula ka shkelur ligjin.

Padrejtësia pra ishte bërë ndaj Mandit nga kushëriri i tij, pasi Silva merr një pjesë që i takon.