Delinda Disha ka ndarë sot lajmin e bukur me ndjekësit. Aktorja është në pritje të ëmbël.
Bashkë me partnerin dhe djalin e tyre, Delinda po kalojnë disa ditë në Romë, prej nga ku kanë ndarë edhe lajmin. Ata shfaqen të 3 krah njëri-tjetrit teksa i vogli mban në dorë fotot e ekos.
“Me plot dashuri si vetë Roma”- shkruan ajo krah postimit.
Një vit më parë, aktorja ishte shtatzënë por fatkeqësisht ajo i humbi binjakët e saj. Aktorja ka rrëfyer se nuk e ka kaluar aspak mirë atë përiudhë, dhe se dhimbja e humbjes së binjakëve ëdhtë një dhimbje që jeton me të.
“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- ka rrëfyer Delinda.