Bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka publikuar ditën e sotme foton e parë ku tregon barkun e rrumbullakosur. Pas disa muajsh në pritje të ëmbël, grimierja ndau me të gjithë ndjekësit në Instagram foton që tregon se si ka ndryshuar trupi i saj deri më tani.
Ndryshe nga fotot që jemi mësuar të shohim, Selvija zgjodhi që të tregohet pak më “kreative”. Ajo realizoi një foto të hijes së trupit të saj në mur e tashmë që është rreth gjashtë muajshe shtatzënë, barku duket qartësisht.
“Nuk ka pasuri më të madhe sesa përveç zemrës tënde, brenda tëjë të të rrahë dhe një zemër e vogël. Lus Zotin që çdo femër të përjetojë këtë ndjesi”, shkroi Selvija krahas imazhit.