Prej disa ditësh është përfolur se Fjolla Morina është në pritje të ëmbël. Shkak u bënë fotot e fundit ku ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe një video e postuar nga Fisniku ku binte në sy barku i rrumbullakosur i këngëtares.
Pas thashethemeve, Fjolla reagoi për herë të parë duke mohuar për “Revistën Who” se ajo është shtatzënë për herë të tretë.
Këtë e ka vërtetuar edhe me fotot e fundit të postuara në Instagram ku shfaqet me rroba banjo gjatë pushimeve në Maldive.
Këngëtarja duket në super formë dhe barku i fryrë nuk duket gjëkundi.
Kujtojmë që Fjolla dhe Fisnik u martuan në Maldive pak ditë më parë, me një ceremoni mahnitëse pranë detit.