Në prag të “Big Brother VIP”, shfaqet Qetsori pas 12 vitesh dhe zbulon si fitoi “me hile” garën (FOTO LAJM)

I huazuar nga versioni Italian, reality-show Big Brother pati një sukses më vete në vendin tonë.

Duke qenë se në datën 1 Tetor fillon Big Brother Vip, banorët e vjetër kohët e fundit po ftohen nëpër emisione të ndryshme për të folur dhe njëherë rreth eksperiencës së tyre gjithashtu dhe duke dhënë opinion , se çfarë mendojnë për formatin e ri, i cili do filloj së shpejti.

I ftuar te Shqipëria Live, Qetsor Ferrunaj, fitues i edicionit Big Brother 2, flet për eksperiencën e tij.

Unë e kisha bërë shumë të qartë , që doja lekët. Emocionet janë të pa përshkrueshme, sidomos nga java në javë, kur je i nominuar e nuk do ta kisha problem ta bëja përsëri. ,- u shpreh Qetsori.

Ai u pyet nga prezantuesja Erjona Rusi nëse kishte përdorur marifete për fitoren.

Po sigurisht, aty secili ka strategjitë e veta. Kujtoj që unë isha i nominuar, ndërsa Dritani, një konkurrent i Big Brother 2, nuk ishte. Atëherë planifikova me vetëdije, që ai të hynte në sherr me një tjetër pasi e shihja si konkurrent të fortë,- rrëfeu Qetsori.

Kujtojmë se Qetsori doli në finale me Adelajdën, e ndjera nga Kavaja, e cila theu mjaft tabu, jo vetëm në vendlindjen e saj, por në të gjithë Shqipërinë.


Shtuar 22.09.2021 10:16