Në një lidhje dashurie? Bjordi Mezini flet për herë të parë për marrëdhënien me Ana Likën (VIDEO)

Anna Lika dhe Bjordi Mezini prej kohësh përfliten se janë në një lidhje. Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, provat kanë treguar që “po”, janë së basbku.

Së fundmi, Bjordi teksa ishte në Natën me Aulonen nuk tregoi nëse ishte në një lidhje apo jo me Annën. Ai u shpreh se nuk do donte të fliste për historinë e tij të dashurisë, pasi i kishte bërë një zotim vetes nisur nga eksperienca e mëparshme se nuk do të bënte më asnjë romancë të tijën publike. Ai tha se kjo tashmë është cështje principi, teksa me humor, arriti të shmangte konfirmimin që presin të gjithë, atë të marrëdhënies me aktoren.

Ai tha se kishte pranuar të kërcente me shumë qejf me Anën, ashtu si edhe me aktoret e tjera të serialit, ndërsa i pyetur “Përse njerëzit e uruan” ai tha:

“Ata kanë kuptuar cfarë duhet të bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë sa më shumë aktivitet në rrjetet sociale”.

Por, Bjordi tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Anën, se është një nga aktoret më të mira që ka punuar.


Shtuar 31.05.2023 10:36