Më 14 shtotor, Emina Çunmulaj e bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë.
Dyshja janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Shá Yosef.
Këtë lajm të ëmbël e ka dhënë vetë Emina përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me të birin në krahë në spital.
“Djali im është këtu. Shá Yosef Nazarian. Zemra ime është e mbushur. Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos. Së fundmi ajo ka bërë një postim në Instastory, ku ka zbuluar se ende vuan nga kriza dhe dhimbje të mëdha të barkut pas lindjes”.
Bukuroshja ka shkruar për ndjekësit e saj se duhet të flitet më shumë rreth kësaj teme.
“Duhet të flasim më shumë për dhimbjet/ krizat pas lindjes së një fëmije. Si e harrova se si janë!!! Sepse më duket sikur po përjetoj sërish të gjitha dhimbjet e lindjes. Jeta e një nëne”, ka shkruar ajo.