Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, duket se gjërat mes Shakirës dhe Gerard Piqué po marrin një rrjedhë përfundimtare, pasi këngëtarja kolumbiane është afër që të transferohet në Miami me fëmijët e saj dhe futbollisti e ka pranuar këtë situatë.
Përveç kësaj, duket se lojtari i Barcelonës do të dëshironte ta mbyllte këtë kapitull të jetës së tij në mënyrën më të mirë, pa urrejtje dhe gjithçka për hir të fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.
Këtë e ka vërtetuar Gerard Pique me anë të një mesazhi që i ka dërguar yllit kolumbian, në të cilin i uron asaj më të mirën, i vetëdijshëm se gjithçka që ndodh mes tyre, në të mirë e në të keq, do të reflektohet tek fëmijët e tyre.
Një person i afërt me mbrojtsin e Barcelonës ka bërë publik mesazhin që Pique i ka dërguar Shakirës, në të cilin ai e bën të qartë se lidhja e tyre 12-vjeçare praktikisht ka përfunduar dhe se tani gjëja më e rëndësishme për të dy duhet të jenë fëmijët e tyre.
“Të uroj më të mirat. E rëndësishme është lumturia dhe mirëqenia e fëmijëve tanë”, thuhet në mesazhin që lojtari i ka dërguar Shakirës, para takimit javën e ardhshme, sipas raportimeve të mediave spanjolle.
Ndonëse polemika mes të dyve dukej se po rriteshin dita-ditës, gjërat ndryshuan, madje përmendet se tashmë mund të ketë një marrëveshje që ylli amerikano-jugor të mbajë kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe t’i marrë ata për të jetuar në Miami.
Sipas programit ‘La mesa caliente’ të Telemundo, Pique do të ishte i gatshëm të firmoste lejet për Shakirën, me dy kushtet që do të janë të panegociueshme: të garantonte pesë bileta në vit për të fluturuar në klasin e parë dhe për të vizituar fëmijët e tyre në Miami, dhe një kredi prej 400,000 dollarë për të paguar një borxh.
Ndonëse nuk është fakt, tashmë përmendet se Pique mund të përfundojë karrierën te Inter Miami i MLS për t’u transferuar në qytetin ku do të jetojnë fëmijët e tij.