“Në krevat te ajo atero”, publikoi këngën në ditëlindjen e tij, Semi zbulon nëse ishte dedikim për Bojken Lakon

Disa ditë më parë Semi Jaupaj publikoi këngën e saj të re’ Autostrada’. Mirëpo, në ditën e publikimit të projektit ishte edhe ditëlindja e Bojken Lakos.

“Sa per mu fluturo, n’krevat te ajo atero
Sa per mu nisja me to jeto”, janë vargjet e këngës së Semit që ndjekësit i kanë lidhur me Bojkenin, edhe për faktin se ky i fundit ka nisur lidhjen e re të dashurisë.

Në një intervistë me “Live From Tirana”, sot Semi foli rreth kësaj. A ishte një rastësi?

“Nuk e kam bërë qëllimisht, në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij. Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten e tij, e dëgjova në TikTok diku dhe i thash është shumë e bukur, nuk mund të rri pa kënduar. I thashë duhet të ma japësh mua.(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete. Është dashuri, më ka ndihmuar shumë.”-tha ajo.

Kohët e fundit Semi ka qenë shpesh në Kosovë, cila është arsyeja e këtyre vizitave të shpeshta dhe si janë djemtë andej sipas këngëtares?

“Ka vite që më pëlqen Kosova, pas “BBV” jam fokusuar tek muzika, bashkëpunëtorët i kam në Kosovë dhe kaloj një pjesë të madhe të kohës aty. Prishtina ma ka marrë zemrën. Djemtë janë shumë të mirë, seksi, të lezetshëm por në Prishtinë i kam të shkurtra ndalesat.”