“Në janar bëjmë 6 vjet”, piktori i njohur flet për lidhjen me vajzën e Stefi Priftit: Bëm një super dasmë

Piktori Gëzim Meta, i cili së fundmi është bërë baba ka ndarë disa detaje rreth lidhjes së tij në “ABC e Mëngjesit”.

Si rrallëherë, ai ka folur për marrëdhënien me Marian, vajzën e këngëtarit korçar, Stefi Prifti, duke zbuluar se bashkë kanë 6 vjet.

“Unë me Marian kemi 6 vite, 5 vite në janar bëjmë 6 vjet. U martuam në 2019 dhe bëm një super dasmë. Morëm Aurela Gaçen në dasmë. Na ka dalë një dasmë shumë e bukur”, tha Gëzimi.

Më tej, ai foli dhe për të birin, i cili ka ardhur në jetë disa javë më parë, duke zbuluar dhe kuptimin e emrit që i kanë vendosur.

“Djalin ia kemi vënë emrin Zaian. Ka qene një përzgjedhje e Marias, por me aprovimin tim. Na ka pëlqyer të dyve që kur e kemi zbuluar si emër dhe ka pasur disa kritere, të jetë emër shqiptar, të jetë me ‘z’ dhe të jetë nga vendet arabe. Ka dalë si trend dhe na pëlqejnë emrat e vendeve arabe. Kuptimi shqiptar është ‘Za-ian’, zëri jonë, në gjuhën gege të vjetër. Ky ka qene një kuptim që ne i kemi dhënë emrit dhe në gjuhën arabe do të thotë ‘i devotshëm, i dashur’”, shtoi Meta.


Shtuar 11.10.2023 12:18