Në gjendje të degraduar fotografohet duke konsumuar lëndë narkotike”, si reagon Erik Lloshi pas situatës së sikletshme

Erik Lloshi është një ndër këngëtarët më të dashur për shqiptarët. I njohur më së shumti për baladat Eriku ka ditur mjaft mirë si t’i rezistojë tregut shqiptar, i cili sa po vjen po bëhet me konkurencë më të madhe.

Së fundmi në një intervistë për “Ora Verore”, Erikut i është bërë një lojë e vogël nga gazetari, Ronaldo Sharka.

Për të parë reagimin e Erikut, gazetari e ka pyetur atë për disa “lajme” që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale ku këngëtari lakohet se ka konsumuar lëndë narkotike.

E duke qenë se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë kjo shaka është pritur me mjaft sportivitet nga vetë ai.

Gazetari: A i ke parë lajmet që kanë plasur sot në portale për ty? Erik Lloshi këngëtari i njohur shqiptar fotografohet duke konsumuar lëndë narkotike në gjendje të degraduar?

Erik Lloshi: Jo nuk i kam lexuar portalet

Gazetari: Ishin me fakte, me foto

Erik Lloshi: Me fakte? Po mirë nëqoftëse e kam bërë le të dalin

Gjithashtu, ndër të tjera Eriku nuk qëndroi pa hedhur dhe disa thumba mbi kolegët e tij të cilët sapo publikojnë një projekt të ri muzikor hedhin 10 mijë euro për të marrë sa më shumë klikime.

“Nuk e ke vënë rë se ka dalë Don Xhoni e me rradhë që hedhin nga 10 mijë euro. Ka shumë artistë që hedhin 10 mijë euro sponsorizime për të marrë sa më shumë klikime”, tha Eriku.


Shtuar 21.07.2021 13:51