Mikela dhe Erjoni janë çifti, i cili duket të jenë pranë deklarimit. Të dy kanë shprehur pëlqim të madh për njëri-tjetrin, por sot gjatë takimit pati më shumë gërricje sesa dashuri.
Kjo video, e cila po qarkullon në rrjet i tregon ata më të afruar se kurrë edhe pse jo , mund të jemi pranë një përputhjeje të vërtetë në programin e dashurisë.
Siç shihet në këtë video ata janë vërtetë të afruar, por takimi i tyre i fundit nuk shkoi kaq bukur sa në video.
Të dy i shprehën pakënaqësitë njëri-tjetrit e nuk munguan as tonet e larta të zërit.
Mikela: Mua mos ma ngri zërin.
Erjoni: Hera e parë që më çohesh mua kështu.
Mikela: Të më drejtosh dorën e të më ngresh zërin. Çohem sa herë të dua, na tregon burrninë ti.
Erjoni: Do të dalësh mirë para kamerave.
Mikela: Jo fare. Ja kjo është Mikela që shpërthen.
Erjoni: Po shpërthe sa të duash.
Mikela: E lëmë takimin këtu po do.
Erjoni: E lëmë si të duash.
Mikela: Kush je ti që më jep urdhra? As ai që më ka pjellë nuk më thotë kështu. Kur afrohem me të puth shkrihesh fare.
Mikela ka shprehur shpesh herë edhe xhelozi ndaj Erjonit.