Ilda Bejleri ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka rrëfyer detaje mbi jetën e saj personale.
E pyetur nga moderatorja Alketa Vejsiu mbi planet për martesë, gazetarja tha:
“Nuk jam e martuar. Bashkëjetojmë, kemi dhe Sienën së bashku. Për mua martesa nuk është e rëndësishme. E rëndësishme për mua është të jesh mirë me partnerin, të ndiheni mirë bashkë. Unë e kam veshur edhe kot fustanin e martesës, kështu që për mua nuk është ndonjë gjë e madhe.”
Sakaq, Ilda nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarëve te vegjël, në të cilat nuk mungojn as përgjigjia me humor nga moderatorja.
E pyetur se si e gëzon burri, ajo tha: “Më ka bërë Sienën, s’ka lumturi më të madhe.”
Po ajo si e gëzon burrin?
“Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta.Nuk do i themi të gjitha këtu.”- tha Ilda.
Një nga pyetjet për të cilën të gjithë janë kurioz kur bëhet fjalë për jetën private të Ilda Bejlerit lidhet pikërisht me familjen e saj.
E ftuar në Piter Pan, gazeterja rrëfeu nëse ka në plan të bëj një fëmijë të dytë, pas vogëlushes 8-muajshe.
“Tani që bëre vajzën, a do kthehesh në televizion apo do të bësh një çun?”-u pyet ajo.
Ilda u përgjigj duke thënë: “Tani që bëra vajzën, do shijoj vajzën. Pastaj, çfarë të jetë e shkruar.