“Në atë zemër që hyn islami…”, Fero nis me mesazhet me motive fetare

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Pas daljes nga paraburgimi reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjoj.

Pasi ka treguar për të gjithë përkushtimin e tij ndaj fesë islame, tashmë postimet e Feros në rrjete sociale lidhen me këtë temë. Ditën e sotme reperi ka postuar një foto të tij dhe ka shkruar një mesazh me motive fetare:

Në atë zemër që hyn Imani ose Islami , aty nuk ka vend e keqja apo mërzia .

View this post on Instagram

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)


Shtuar 29.08.2023 21:41