Në 1-vjetorin e lindjes, Klea dhe Elgiti zbulojnë për herë të parë portretin e Kridit (FOTO LAJM)

Krid, djali i çiftit më të dashur për publikun shqiptar, Klea Hutës dhe Elgit Dodës është bërë prej një viti pjesë e rrjeteve sociale, por potreti i vogëlushit mbetej mister.

Sot Krid feston ditëlindjen e tij të parë dhe në këtë ditë mami dhe babi kanë vendosur më në fund t’I ëmbëlsojnë ndjekësit duke zbuluar portretin e tij.

Jo vetëm me portretin, por për ditëlindjen e tij mami Klea emocionoi edhe me dedikimin për të birin:

Krid i mamit,

Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.

Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.

Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.

Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.

Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.

Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.

Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.

Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.

Mua dhe babin na ke perjete me syte nga ty.

Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.

Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!

– Bej Masha’Allah ??

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta)


Shtuar 4.06.2021 13:49