Ndryshe nga çdo ditë tjetër, dita sot në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka qenë e mbushur me humor dhe shumë pak debate. Por ajo që nuk pritej është një vallëzim mes Meritonit dhe Eglës pranë pishinës në shoqërinë e një kënge të John Legend.
Dy banorët që kanë qenë kryefjalë e këtij sezoni për përplasjet dhe debatet e forta, duket se kanë bërë paqe. Ka qenë Meritoni ai i cili e ka ftuar në vallëzim aktoren teksa kjo e fundit ka pranuar me shumë kënaqësi.
Ceno pranoi dhe duke qeshur thoshte: “Do më mësosh ti? Brezi i vjetër me brezin e ri. Faleminderit”.
Shihni videon më poshtë: