Ndjeksësit i zbulojnë sekretin, pas “Përputhen” Ana ka gjetur dashurinë? (FOTO LAJM)

Ana Kauri vendosi të largohej nga “Përputhen” disa javë më parë duke mos e gjetur dot dashurinë në emision. Megjithatë qenka rrugës për ta gjetur jashtë “Përputhen”.

Kështu tregon ajo në një postim në Instastory, pasi pyeti ndjekësit se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë.

“Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”, e pyet një ndjekës.

“Rrugës jam dhe unë”, i përgjigjet Ana duke lënë të kuptohet se aktualisht po njihet me dikë.


Shtuar 12.04.2021 12:52