“M’u deshën 8 muaj për ta bërë për vete”, Egli dhe Olsi rrëfejnë detaje nga lidhja e tyre

Olsi Bylyku dhe Egli Tako së fundi kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Në fillim, Egli tregoi se ka qenë një fanse e Olsit me rolet e tij ndërsa ky i fundit tha se kishte interes për të dhe se i janë dashur tetë muaj për ta bërë për vete.

“Kemi ndenjur rreth tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj dhe pastaj qëlluam sezon vere…”, tha Egli.

Ndërsa Olsi shtoi: Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt.

Duke folur se si e pritën prindërit lidhjen e tyre, Egli tha: Me thënë të vërtetën, kur e mori vesh që ne kishim diçka bashkë nuk është se u lumturua shumë, qe pak skeptik sepse duke qenë se personazh publik ndodh ajo që the ti, që përfitojnë pak nga dashamirësia e vajzave. Tani ai bën be në kokë të Olsit.

Ndryshe, çifti kanë bashkë hitin e tyre “Do ditë”.