Mbrëmjen e djeshme ‘Big Brother’ u rikthye në ekran, por këtë herë si ‘Big Brother VIP’. Futbollisti dhe modeli shumë seksi, Granit Cana u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Moderatorja Dojna Mema ka komentuar disa nga banorët në Instastory, mes tyre dhe Granitin. Ajo ka postuar një pjesë të shkurtër nga klipi i tij prezantues, shoqëruar me një koment epik.
“S’ka gjë, mos fol se mjafton (duke nënkuptuar se mjafton pamja). Vlashentit i bëra hide te kjo story, mos më spiunoni”, ka shkruar Dojna me shaka.