‘Abc e Pasdites’ rinisi ditën e sotme për të vijuar maratonën e gjatë televizive në ABC. Në puntatën e saj të parë, Ermal Peçi intervistoi në studio aktoren e mirënjohur Eliona Pitarka, në daljen e saj të parë televizive pas ardhjes në jetë të së bijës, Galës.
Gjatë bisedës pati disa surpriza për të që u shoqeruan me shumë batuta. Momenti i suspancës, ku të ftuarit gjithmonë tensionohen dhe preken, ishte po ashtu i njëjtë për Elionën. Mesazhi surprizë i ardhur nga motra e emocionoi aktoren, e cila nuk i përmbajti lotët.
‘A mund të të paralajmëroj? Ti nuk mund të më stresosh se më ikën gjiri’ – tha Eliona gjithë gaz, kur priste surprizën e rradhës nga Ermali.
Në kutinë që Eliona mbante në duar gjendeshin dy kokrra vezë, falë të cilave zbuluam se aktorja e njohur nuk ka ngrënë kurrë vezë. Sipas saj, në fëmijëri mendohej se ishte alergjike, por më vonë në jetë e pati të pamundur ta konsumonte.
Ermali nuk ndaloi me kaq dhe i kërkoi që të hante, por Eliona i tha plot humor: “Ermal, të lutem.. qumështi.”./albeu.com