Komentet e herë pas hershme lidhur me raportin miqësor të Armaldos dhe Valbonës, kanë acaruar këtë të fundit, e cila sot “shpërtheu” ndaj Dea Mishel.
Teksa banorët po bënin batuta me Armaldon lidhur me raportin që ai ka krijuar me Valbonën, Dea Mishel u shpreh se nuk e kupton pse ai e thërret “motër” Valbonën.
Ishte pikërisht ky koment, që solli reagimin e ashpër të Valbonës, e cila i kërkoi Deas, që duke nisur nga ai moment e në vijim, mos t’i flasë më asaj.