Monika tha se i ka bërë “bllok”, reagon Sabiani: E kam bërë unë i pari, e vërteta dhemb

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” Monika, Sabiani, Arjola dhe Iliri kanë qenë shumë të afërt. Por, Monika duket se nuk i ka më aq mirë raportet me të gjithë. Fillimisht, ajo pati disa debate brenda shtëpisë me Ilirin. E këto debate bënë që Sabiani ta konsideronte “tradhtare” duke e prekur Monikën.

Ndërkohë, në një nga intervistat e saj pas daljes nga “Big Brother VIP”, Monika ka deklaruar se i ka bërë ‘bllok’ këngëtarit.

Mirëpo, ky i fundit ka reaguar lidhur me këtë gjë gjatë një interviste në “Shqipëria Live”. Ai tha se ishte ai i cili i ka bërë ‘block’ i pari aktores. Ai tha gjithashtu se Monikës i është dukur ‘si bombë’ fjala e Sabianit, pasi sipas tij, ajo ndihej në faj.

“Monika ‘block’-un e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori ‘block’ aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë.

I është dukur bombë pasi është ndjerë në faj sepse gjithmonë e vërteta të dhëmb dhe kur e thua në sy të të gjithë njerëzve kjo është më e keqja. Ndoshta e ka pranuar në heshtje.”


Shtuar 25.02.2022 09:05