Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mes disa prej banorëve.
Gjatë përplasjes mes Artanit dhe Juelës, në debat ka ndërhyrë edhe Mateo. Ai i ka kujtuar Juelës klipin që u transmetua në Prime-in e së shtunës, ku ajo shfaqej së bashku me Rogertin, duke thënë se ka ndjenja mes tyre.
Mateo e ka akuzuar Juelën se ka rënë në dashuri më një burrë të martuar dhe duhet t’i vijë turp për këtë gjë.
“Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp,” shprehet Mateo.
Nga ana tjetër, Juela i është kundërpërgjigjur Mateos, duke thënë se marrëdhënia që ai ka krijuar me Brikenën është thjesht për lojë brenda shtëpisë.
Pjesë nga debati:
Mateo: Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje.
Juela: Ti e ke ofenduar në të gjitha format.
Mateo: Moj e pafytyrë, e mbroje.
Juela: Unë nuk e ofendoj si ti, s’kam nevojë t’a ofendon si ti.
Mateo: Të kam dëgjuar që në darkë.
Juela: Ti akoma këtu je? Mendova se ishe shkrirë, o mashtrues dhe përdoruesi më i madh i një femre këtu brenda.
Mateo: Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp.
Juela: E more vëmendjen o qiri, që po shkrihesh.
Mateo: Shko te Rogerti, e marr vesh se keni filluar si lojë, Rogerti të ka përdorur, të ka transformuar ty dhe ti nga mbrojtja e mbështetja e Rogertit, ka filluar të lindë diçka nga ana jote për Rogertin, se ai të përdor për lojë.
Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën në maksimum këtu brenda.
Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja.
Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës.
Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar.
Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur e degjeneruar, të gjitha të zezat.
Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.
Juela: Unë pres çdo gjë nga ty.
