Si çdo mbrëmje në “Top Arena”, Antonela Berishaj zhvillon intervista të shkurtra me personazhe të ndryshëm. Dje, për t’iu përgjigjur pyetjeve të ish-konkurrentes, ishte e ftuar Miss Turizmi 2020, Klarisa Pengu. Modelja foli për veten e saj në pak minuta, lidhjen me të dashurin gjerman, si dhe u ndau mendimet e saj për vajzat të tjera të njohura në fushën e modës. Klarisa tregoi se Oriola Marashi sipas saj është e mbivlerësuar. “Nuk i ka ato përmasat e duhura që karakterizojnë një modele”, tha ajo.
Ndërkohë, e pyetur nga Antonela se cila është vajza që nuk e ka merituar finalen e kaluar të “She’s On Top”, Missi u përgjigj: “Me thënë të drejtën ishin disa vajza por Klarisa Cena nuk më ka pëlqyer shumë”.