Modelja ruse reagon sërish ndaj Don Xhonit: Do të bjerë maska e djalit të mirë

Reperi shqiptar, Don Xhoni përmes disa postimeve në “Instagram” muaj më parë kishte konfirmuar romancën me modelen e njohur ruse, Ariana Lirey.

Pas kësaj kohe duket se marrëdhënia në mes të çiftit mori fund.

Por është Ariana ajo e cila sërish ka reaguar sa i përket përfundimit të marrëdhënies.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar. Ti je mësuar të admirohesh nga të gjithë, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por maska e djalit të mirë prapë do të hiqet. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, ka shkruar ajo.


Shtuar 6.04.2022 19:23