Modelja “harron” Kristiano Ronaldon, Xhorxhina arratiset në Maldive

Marrëdhënia mes Kristiano Ronaldos dhe Xhorxhina Rodriguez i ka rezistuar etapave delikate, duke u konsoliduar më tej, teksa kanë edhe një familje të madhe.

Por veprimi i fundit nga Xhorxhina ka habitur jo pak. Ajo ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” foto nga Maldivet, ndërsa prezanton hiret joshëse.

Ajo që vihet re është se CR7 nuk ndodhet pranë saj. Ata zakonisht postojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kësaj radhe ka ndodhur ndryshe.


Shtuar 27.01.2024 20:06