Mes tyre edhe një pornostar-e, zbulohen banorët e “BBVK”

“Big Brother VIP Kosova” është pranë nisjes, ndërsa në sezonin e dytë të reality show-t pritet të ketë mjaft surpriza, që nga banorët, deri tek drejtuesit e formatit. Në media ditët e fundit është aluduar mjaft për protagonistët e edicionit të dytë të “BBVK”, ndërsa nisur nga kjo video e postuar në TikTok, që po ashtu prezanton emrat që me gjasë do të jenë në shtëpinë e famshme, ne kemi bërë kërkimet tona dhe nëpërmjet burimeve të ndryshme, tani mund t’ju zbuojmë vërtetë disa prej banorëve.

Kështu, dy emrat më të përfolur, Linda Halimi dhe Shqipe Hysenajn, mund të konfirmojmë sipas burimeve tona që do të jenë brenda shtëpisë, ndërkohë që emrat e tjerë, sipas “News31” janë:

-Edona James

-Gani Germia

-Meti Alshiqi, ish-banor edhe i “Big Brother Albania”

-Ylli Dervishi aka Buci, ish-fitues i “Shpija Kosovës”

-Lumbardh Salihu

-Monika Salihu

-Vesa Vllasaliu

-Brikenda Karricaj aka Briki, ish-konkurrente e “Për’puthen”

Për “surprizën” e kastit, që e kemi përmendur edhe në titull është: AlbyTheGoat, e njohur si pornostar-e.

Po ashtu ka edhe emra si: Santiana Maloku dhe Muhamet Zeka, të cilët ende pritet të konfirmohen nëse do të jenë pjesë e kastit që prej nisjes apo në vazhdim.

Surpriza ka edhe sa i takon moderatorëve, si në Prime, ashtu edhe në Fun club, megjithëse për to, mund të flasim në një moment të dytë!