Mes lotësh, Xhensila Pere jep lajmin e papritur: Do të largohem, mami më dha bekimin e saj me gjysmë zëri

Xhensila Pere ka dhuruar disa emocione për publikun gjatë intervistës së saj me Erjona Rusin në “S’e Luan Topi”.

Ajo ka treguar  se së shpejti do të largohet nga Shqipëria dhe zbuloi projektet që e bindën të bënte këtë ndryshim drastik në jetën e saj.

“Një nga shtysat më të mëdha që unë po ndërmarr këtë rrugëtim kaq të largët është nga projekti që unë kam, po bëjmë edicionin e Nëntorit Shqiptar në New York. Më në fund dhe unë do të prek pak ëndrrën amerikane”.

E pyetur se kush është personi që do i mungojë më shumë, kur të jetojë në New York, Xhensila përgjigjet:

“Jam shumë e sigurt që do të jem gjatë gjithë kohës në ‘face time’ me mamin, por ashtu si çdo prind besoj që të gjithë urojnë më të mirën për fëmijën e vet, edhe kur e mira është shumë kilometra larg”.

“Ka qenë shumë moment i vështirë, po i bija rrotull muhabetit. Më tha jo mi nënë, ç’të duhet aq larg, ka vende Europa, pastaj ti shumë mirë je këtu. Pastaj po mundohesha t’i bëja një lloj diskutimi për të arritur te pika kryesore, i thashë do iki në Amerikë… më pas heshtje, ca pika lot. Por kur i rendita projektet që kam atje dhe kur i thash që e shoh Amerikën si një vend për të arritur atë që unë dua, ma dha bekimin e saj me gjysmë zëri”, rrëfen Xhensila.


Shtuar 23.10.2022 17:50