Mes Julit dhe Meritonit, ja kush shpallet finalisti i dytë i ‘BBV’

Julian Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP.

“Publiku ka vendosur që finalisti i dytë mes Julit dhe Meritonit të jetë Juli”– thuhej në zarfin e lexuar nga moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço.

Pas shpalljes si finalist, Juli falenderoi të gjithë përkrahësit.

‘Shumë faleminderit. Një gjë kam për të të thënë, faleminderit zemrave të mija”– tha Juli pas shpalljes finalist.

Ndërkohë, Meritoni do të vazhdojë qëndrimin në shtëpi.


Shtuar 15.05.2024 12:02