Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, së fundmi ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë stërvitjes së tij.
Kjo është konfirmuar nga vetë klubi gjerman në të cilin luan, Hoffemheim, përmes një komunikate zyrtare.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Por, ka rrëmbyer vëmendje se një lëndim i tillë, atij i ishte “uruar” nga një prej banorëve të Big Brother VIP Kosova – Gani Gërmia.
I prekur në momentin kur Vesa rrëfyeu versionin e saj të historisë me Mërgimin, ai në ato momente shprehu një mallkim për futbollistin nga Kosova.
“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, është shprehur ai.
Kjo është sjellë në vëmendje edhe nga komentuesit e shumtë në njoftimin e clubit gjerman.
@shqipez.2 E nxuni nema e Kryetarit #ganigermia #bbvk2 #bigbrotherkosova #bigbrotherkosovavip #bbvk #bbvk23 #bigbrother #mergimberisha #vesa #vesushe #fypシ #fyp #trending #foryoupage ♬ original sound – shqipez????