Mercedes, Lamborghini e Porsche – Don Xhoni prezanton koleksionin e tij të veturave luksoze

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, ka lënë ndjekësit e tij të habitur dhe të impresionuar me një prezantim të ri në rrjetet sociale.

Duke e ndarë pasionin e tij për makinat luksoze, ai ka publikuar një video në Instagram nga oborri i shtëpisë së tij, ku shfaqet koleksioni i tij i jashtëzakonshëm i veturave.

Në video mund të shihen tri vetura të nivelit të lartë: një Mercedes elegant, një Lamborghini portokalli, dhe një Porsche e blerë së fundmi.

Ky koleksion luksoz është një shenjë e suksesit dhe përkushtimit të Don Xhonit në karrierën e tij muzikore.

Në një fotografi tjetër të postuar në Instagram, reperi nga Drenasi qëndron krenar pranë veturave të tij, duke shfaqur një mesazh frymëzues për fansat e tij: “Beso te vetja edhe kur askush nuk beson në ty, ëndrrat bëhen realitet”.

Don Xhoni, i cili ka fituar popullaritet të madh me hitet e tij muzikore dhe stilin unik, vazhdon të jetë një frymëzim për të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e hip-hopit.

 


Shtuar 11.07.2024 13:55