“Mëngjesi i parë të tre”, Orinda Huta publikon foton e parë të familjes me Turin dhe Atarën

Ditën e djeshme Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë. Lajmin e dha vetë producenti përmes Instagramit, duke publikuar edhe foton e parë me vajzën e duke zbuluar emrin.

Orinda dhe Turi i kanë vendosur vajzës emrin Atara, emër që vjen nga gjuha hebre dhe do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Sot ka qenë rradha e Orindës për t’i ëmbëlsuar ditën të gjithëve me një foto shumë të bukur, ku ka pozuar me Turin dhe Atarën që po flenë.

“Mëngjesi ynë i parë të tre”, shkruan Orinda duke treguar se Turi ka fjetur gjithë natën në spital bashkë me dy vajzat e tij.


Shtuar 16.07.2021 13:41