Argjend Rraci në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tregoi se si kishte ndodhur aksidenti me makinë dhe se si e kishte përjetuar. Sipas tij, shkak ishte një problem i makinës i paparashikuar më herët dhe është një situatë shokuese, ku mendon gjithçka dhe asgjë.
“Gjëja më e keqe që mendoja ishte rënia në humnerë. Zoti deshi që pas disa përplasjes makina ndërron kah dhe ndalon në mesin e rrugës”.
Familjarët ishin të parët që i kishin shkuar në mendje, ndërkohë që radha e gjatë e makinave bëri që njerëzit të ndalojnë dhe ta suportojnë e patjetër ta fotografojnë duke qenë një personazh reality. Argjendi gjeti rastin t’i falënderoj të gjithë personat që i kanë ofruar përkrahje morale dhe ndihmë. “Kur e shihnin se ishte Argjendi nxirrnin telefonin, bënin foto dhe unë me vete thosha se si është mundur që u shkon mendja të bëjnë foto ku unë jam… disa nga ato foto përfunduan në portale”.
Ermali e pyet në lidhje me njohjen me Ridvanën jashtë ekranit Ai pohoi se menduan se nuk i mjaftonte koha sa ishin në xhirime, dhe e bënin me vetëdije të plotë ndonëse ishin gabim dhe kishin shkelur rregullat e produksionit. Kush mund të ishte një nga çikat njeriu i zemrës? Argjendi tha se mund të kishte qenë diçka me Alvisën po të kishte nisur që në fillim, por ndërkohë sot kanë vetëm miqësi dhe kanë komunikim miqsh mes tyre. Tashmë, Argjendi është në një njohje me një vajzë nga Kosova, për të cilën nuk dha shumë detaje.
Argjendi tregoi edhe për debatet me Julin:
“Kam pasur një reagim shumë të ashpër nga familja ime në debatin e dytë që kam pasur me Julin. I them se “e kaluara jote të ka lënë pasoja dhe ndoshta psiqike”, ndoshta aty kam shkuar pak shumë rëndë e kam tepruar, por unë nuk mendoja kështu; kur shkova në shtëpi pata një reagim shumë të ashpër të familjes së më thanë “është një djalë i ri, nuk duhej të ishe qasur në atë mënyrë”. /albeu.com