Disa hynë pa shumë dhe dolën me mijëra, të tjerë e hapën rrugës. Po flasim për Instagram-in dhe ndjekësit gjatë kohës që personazhet e njohur ishin brenda shtëpisë së “BBV”.
Të gjithë jemi koshientë për trafikun që u krijua në profilet e disa ish-banorëve dhe një ndër to ishte edhe Kiara Tito. Pas Instagram-it të saj qëndronte shoqja më e mirë Liesa, e cila së fundmi në një intervistë është shprehur “e penduar” që e mori përsipër atë detyrë.
Në “Natën me Aulonën” ajo pranoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëherëshme.
“Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha. Askush se priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative.
Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagram-in e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan. Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagram-in e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishte hera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.