Menaxheri i VIP-ave ironizon Donaldin dhe Romeo: Dy çuna që nuk jua di emrin, ça janë…

Menaxheri i VIP-ave Alesio Alija ka folur së fundmi rreth koncerteve të këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në Australi. Teksa po fliste për fitimet e këngëtarëve shqiptarë në koncerte, ai shprehu se artistët që kërkohen dhe paguhen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë. Sipas tij vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët ai nuk i njihte, nuk kanë ende një karrierë të mirëfilltë muzikore.

“Përmende dy çuna se nuk iua di emrin, ça janë këngëtarë a humoristë. “In” do të thotë të kesh një karrierë, të jesh këngëtar. Nuk të rritet vlera ty që bëre dy këngë edhe dole në një emision televiziv se nuk e kuptoj fare. Të jesh kënëgtar nuk është që “bëra një këngë, mora 2-3 milion klikime”, nuk e dimë a janë të vërtet apo s’janë dhe “u bëra këngëtar.” Të jesh këngëtar ti duhet t’i japësh publikut, sepse unë punoj që 13 vite me këngëtarë botërorë, të famës botërore. Noizy është një person… mbi të gjitha i jep publikut, dhe ka punuar për këtë ditë ku ka arritur. Disa kënëgtarë e meritojnë, disa nuk e meritojnë fare. Dj iu ikën punë sepse këta këngëtarë vijnë aty rrinë 40 minuta, dhe as për të kënduar nuk këndojnë dot rrinë aty me të gjitha të regjistruara. Kjo është skandal i diskotekave shqiptare.”, tha ai në “Shqipëria Live.”

Pyetjes se kush ka shitur më shumë bileta në koncertet që ai organizon në Australi, menaxheri iu përgjigj kështu:

“Në Australi Noizy ka shitur më shumë. Beatrix nuk njihet në Australi, është një treg shumë i largët. Aty kërkohet Elvana Gjata, Ledri, Noizy, Aurela… Duan akoma shumë rrugë ta që të arrijnë në këtë moment.”