Meghan Markle raportohet se nuk ka “ndonjë ndjenjë negative” ndaj kunatit të saj, Princit William ose Kate Middleton dhe “thjesht dëshiron paqe” në këtë pikë.
“Ne duam të fokusohemi në të ardhmen tonë”, është shprehur Markle, tha një mik i familjes për Us Weekly.
Miku shtoi: “Meghan nuk ushqen asnjë ndjenjë negative. Ajo thjesht dëshiron paqe dhe e di që nuk mund të gjesh paqe nëse ushqen pakënaqësi.”
Meghan Markle la të kuptohej se dëshironte të pajtohej me familjen mbretërore gjatë udhëtimit katërditor të saj dhe të Harry-t në Kolumbi.
“Mënyra se si i qasem gjërave ka të bëjë më pak me luftën dhe më shumë me dashurinë, mirësinë dhe bujarinë,” tha ajo gjatë samitit të 18 gushtit.