“Me shoqet e kursit…”/ Juli takohet me këto dy ish-banore të BBV3, Rikja e mallkon

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Julian Deda krijoi miqësi me disa nga vajzat konkurrente. Më afër qëndrroi me Ledjona Xheladinajn dhe Erjola Doçin.

Po si është raporti i tyre tani që edicioni i tretë i “Big Brother VIP” ka përfunduar?

Teksa ndodhej në shtëpinë e BBV, por edhe në intervistat që ka dhënë pas daljes, aktori i dashur për publikun është shprehur se do mundohet që të mbajë kontakt me të gjithë ish-banorët që ndau rrugëtimin e tij në reality show.

E në fakt duket se po e mban fjalën që ka dhënë. Ditën e sotme ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se fillimisht është takuar me Erjolën dhe më pas atyre u është bashkuar edhe Ledjona.

Madje kjo e fundit postoi pak më parë disa video ku thoshte me shaka se ka marrë vesh se dikush po e tradhtonte. E më pas postoi imazhe të tjera ku zbulonte se ishte bashkuar me Julin dhe Erjolën.

Nga ana tjetër, Deda ka ndarë me mijëra ndjekësit e tij një foto në “Instagram” me dy vajzat dhe me humor shkruan bashkëngjitur me të:

“Me shoqet e kursit…”

Ajo që vihet re ishte komenti i Rikes, e cila e ka mallkuar: “Aleanca vazhdon, të hëngshin qentë.”


Shtuar 7.06.2024 15:12