Aktori Gent Zenelaj ka zbuluar në një intervistë se është refuzuar tre herë në spektaklin e humorit ‘Portokalli’. Ai u shpreh se ishte e vështirë të fitonte pozicionin e punës, por ia doli të bindte Agron Llakaj vetëm përmes një barsolete.
A ke marr pjesë në ndonjë audicion dhe nuk je pranuar?
Gent Zenelaj: Po, në Portokalli, 3 herë më refuzuan. Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur. Por publikisht gjej rastin të falenderoj Agron Llakaj, i cili ishte drejtori artistik, dhe kishte një dashamirësi dhe qasje pozitive ndaj meje. Pasi u lodha me audicione, vendosa të marr pjesë me një barsoletë. Vendin e punës e fitova me barsoletën e familjes Agolli.