OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt pas ndalimeve në protestë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me përleshjet e ndodhura gjatë protestës së djeshme në Prishtinë, duke shprehur kritika të forta ndaj mënyrës së veprimit të Policisë së Kosovës ndaj veteranëve dhe protestuesve.

Të lidhura

None found

Sipas OVL UÇK-së, pjesëmarrësit në protestë janë përballur me dhunë nga zyrtarët policorë. Organizata kërkon që të hetohen veprimet e tyre, si dhe të mbajnë përgjegjësi personat që kanë dhënë urdhrat.

Ngjarjen, OVL UÇK e ka cilësuar si “njollë të rëndë mbi institucionet e Republikës së Kosovës”, ndërsa për përgjegjësi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Uniformat policore nuk do t’i mbrojnë nga përgjegjësia”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL UÇK kërkon gjithashtu përgjegjësi të plotë për urdhëruesit dhe zbatuesit e dhunës, si dhe hetim për çdo rast të tejkalimit të kompetencave.

Në përfundim, organizata ka kërkuar lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt, për të cilët pretendon se po mbahen në paraburgim.

“Njëkohësisht, kërkojmë lirimin sa më të shpejtë të anëtarit të Kryesisë së OVL UÇK-së, Ekrem Selimit, dhe Fadil Zogajt, të cilët po mbahen në paraburgim nga organet policore”.


Shtuar më 6.10.2026 12:22

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast