Me pushime ne Dubai, Enca zbulon e emocionuar boksierin e famshëm që ka pranë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia është duke shijuar së fundmi disa ditë pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo ka ndarë gjatë këtyre ditëve me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga momentet e këndshme që ka shijuar atje.

Ndër to, Enca ka theksuar një moment kulminant ku mesa duket ka pasur rastin që së fundmi, të ulet në të njëjtin lokal me mundësin e njohur, Conor McGregor.

Këtë këngëtarja e bëri të ditur përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ku shprehej se e ndjen veten me fat që pati rastin të ulet pranë tij.

“Unë dhe Conor McGregor rastësisht ulemi pranë njëri-tjetrit. E dua Dubain”, shkroi ajo.

Shtuar 14.04.2021 12:20