Me partneren misterioze, aktori i “La Casa de Papel” së shpejti do të bëhet baba (FOTO LAJM)

Kemi të reja nga ‘La Casa de Papel’, por nuk bëhet fjalë për serialin. Jaime Lorente do bëhet baba së shpejti dhe lajmi nuk mund të mos i lumturonte fansat. Në fakt, vetë aktori nuk e ka konfirmuar lajmin, por ‘Hola’, ka zbuluar gjithçka. Ai është në pritje të një vajze dhe pritet që emrin t’ia vendosin Amaia, ndërsa në jetë vjen në nëntor.

Po partnerja? Është sekret, e vetmja gjë që dihet për partneren e tij është fakti që e ka njohur në xhirimet e serialit ‘La Casa de Papel’, por ajo nuk është e njohur. Thuhet se është një nga anëtarët e stafit në ‘backstage’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jaime Lorente Lopez (@jaimelorentelo)

Fansat i ka surprizuar shumë ky lajm, pasi deri para pak muajsh, Jaime ishte në një lidhje me kolegen e tij, Maria Pedraza, të cilën e njohu gjatë xhirimeve të ‘Elite’. Dukshëm aktori ka ecur përpara dhe madje me hapa shumë të mëdhenj.


Shtuar 16.09.2021 12:24