Me një puthje në buzë, Bella Hadid zyrtarizon lidhjen me drejtorin artistik (FOTO LAJM)

Ylli i pasarelave botërore, Bella Hadid ka nisur një lidhje të re dhe këtë lajm të ëmbël e ka konfirmuar vetë përmes fotos së publikuar me të dashurin e ri, Marc Kalman.

“Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar dhe e dashur”, ka shkruar Bella në Instagram.

Mësohet se Kalman është një drejtor arti dhe ka dizajnuar vepra arti për albumin e Travis Scott.

Nuk dihet se sa kohë kanë që po dalin bashkë, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New Work në fillim të qershorit. Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Ëeeknd, me të cilin i dha fund në vitin 2019.

Modelja ka rrëfyer më herët se ajo vuan nga një sëmundje autoimune dhe së fundmi ka treguar se çfarë do të thotë të jetosh me të.

Modelja u diagnostikua me sëmundjen e njohur si “Lyme” në vitin 2012 bashkë me vëllain e saj, Anëar Hadid, dhe nënën e tyre, Yolanda. Ky problem shëndetësor renditet si infeksioni më i përhapur në SHBA, pas Hiv Aids dhe kushtëzon jetën e shumë njerëzve. Kjo sëmundje shoqërohet me dhimbje kyçesh, probleme në zemër dhe është shumë e vështirë për t’u diagnostikuar.

Shtuar 9.07.2021 09:42