Olsa Muhameti, producentja e e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova 3, ka zbuluar datën se kur do të fillojë ky edicion i ri, i cili mund të themi se po pritet me padurim pasi pritshmëritë janë shumë të larta.
Më 5 tetor, do të startojë mbrëmja live e BBVK 3 ku priten surpriza të mëdha dhe personazhe të njohur të showbizz- it shqiptar.
“Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në javën e parë të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar”, – ka thënë Muhameti.
Gjithashtu nuk ka aludime në lidhje me prezantuesin, pasi edhe këtë vit drejtuesi i këtij Reality Shoë do të jetë i madhi Alaudin Hamiti.
Ndër të tjera ajo është ndalur edhe tek personazhet VIP që do marrin pjesë në këtë garë, ku tha se ka karaktere të ndryshme me histori unike.
Ajo ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në mediat mbi emrat që do të jenë pjesë e lojës, pasi sipas saj, asnjëri nga ata që është përfolur, nuk janë pjesë e BBVK-së.
“Kasti është pjesa më e rëndësishme e këtij formati, pastaj vjen produksioni. Mund të them se nuk janë të vërteta lajmet për banorët që do të hyjnë, disa nga ta ndoshta janë kontaktuar, por nuk janë pjesë e këtij edicioni. Jam entuziaste për kastin, kemi karaktere të ndryshme dhe shumë të veçanta, ka histori që pres të shtjellohen sepse ia vlen. Çdo kush do të gjendet brenda Big Brother VIP Kosova, sepse është për të gjithë”, – tha ajo në Klan Kosova.