Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Erjola dhe Juli kanë patur një raport shumë miqësor dhe në debate e diskutime në shtëpi kanë mbështetur shpesh herë mendimet e njëri-tjetrit, aq sa nga banorët e tjerë është parë si “aleancë” në lojë mes tyre. Mirëpo mbrëmjen e djeshme teksa po qëndronin në oborr, Erjola e pyet Julin nëse me të ka qenë lojtar apo njeri dhe ky i fundit i është përgjigjur se me të ka qenë i sinqertë dhe nuk ka patur për qëllim të luajë.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Dëgjova që citove një fjalë ‘jam dhe lojtar dhe njeri’, aty te bari që po ia thoje Meritonit. Me mua si ke qenë, lojtar apo njeri?
Juli: Vetëm njeri me ty. Pse kur kemi fol ndonjëherë për…
Erjola: Jo e di, por doja unë që të ma konfirmoje. Se duke e shprehur këtë gjë, krijon edhe konfuzione në publik.
Juli: Me ty luaj unë. Me Rozën luaj se edhe ajo luan.